Gibson e Penn në një film
Për herë të parë bashkë në një film dy nga ikonat më të dashura të kinematografisë botërore. Mel Gibson dhe Sean Penn sjellin në ekranin e madh një histori të vërtetë dhe jo shumë të zakonshme, atë të shoqërisë mes një filologu britanik James Murray, dhe një vrasësi të mbyllur në një spital psikiatrik për kriminelët me çrregullime mendore. Gibson vjen në rolin e profesorit James Murray, të cilit ju besua të përpilojë fjalorin e parë anglez në vitin 1857.
Për ta bërë këtë, ai vendosi të ftojë njerëzit e zakonshëm të dërgojnë sa më shumë fjalë me anë të postës. Në një moment kur e sheh veten në një rrugë pa krye, mer një letër nga william Chester, i interpretuar nga Sean Penn, i cili i dërgon mijëra fjalë thelbësore për përpilimin e fjalorit.
Këtu fillon edhe aleanca e pazakontë që më pas shndërrohet në një miqësi të mrekullueshme. Filmi ishte gati që në 2017, por Mel Gibson dhe ‘Icon Productions’ janë në luftë ligjore kundër një investitori tjetër, Voltage Pictures, mbi atë që do të jetë versioni përfundimtar i filmit dhe për ditët shtesë të xhirimeve, duke e lënë enigmë datën e publikimit.
Tv Klan
albshowbizzz.com