Gjendet i vdekur këngëtari i grupit “Prodigy”

  

Keith Flint, këngëtari i grupit muzikor britanik “Prodigy”, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Essex mëngjesin e së hënës.

Grupi muzikor “Prodigy” konfirmoi vdekjen e këngëtarit përmes një deklarate, duke e kujtuar Flint si një “pioner të vërtetë, novator dhe legjendë”. Kurse pjesëtari i bandës, Liam, në një postim në Instagram nuk mund ta besonte që Keith Flint u nda nga jeta para kohe .

“Nuk mund ta besoj që po e them këtë, por vëllai ynë Keith mori rrugën e tij gjatë fundjavës. Jam i shokuar, i zemëruar, konfuz dhe zemërthyer”, u shpreh ai.

Shkaqet e ndarjes nga jeta të 49-vjeçarit nuk janë të qarta. “Prodigy” ishte grupi më i suksesshëm britanik në fund të viteve ’80. /tvklan.al

  

albshowbizzz.com