Gjendet i vdekur ylli televiziv

 
 Mike Thalassitis, ylli i “Love Island” ka vdekur në moshën 26 vjeçare. 

  

 

 

Ylli i “Love Island” ka ndërruar jetë në moshën 26 vjeç, lajmin e ka konfirmuar edhe menaxhmenti i tij, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Ylli televiziv dhe ish-futbollisti thuhet se u gjet i vdekur në Essex të premtën.

Ai u bë i famshëm me serinë e shfaqjes “ITV”, më 2017, ndërsa pas vdekjes së tij kanë shkruar telegrame ngushëllimi miqtë e tij.

Një zëdhënës i ITV, i cili është producent i Love Island, tha: “Të gjithë në ITV2 dhe Love Island janë të tronditur dhe të trishtuar nga ky lajm i tmerrshëm”. /Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com