Gjira i rikthehet muzikës, publikon këngën e re

 
 Pas një kohe të gjatë, Gjira Kajtazi i është rikthyer muzikës. 

  

 

 

Rep-artistja Gjira Kajtazi pas një pauze të gjatë i është rikthyer muzikës me një këngë të re, shkruan lajmi.net.

“AUA” titullohet kënga e cila vjen me video në të cilin shihet vetëm teksti i këngës të cilin e ka shkruar vetë reperja së bashku me LenaZbeat.

Kjo u erdhi befasi fansave, mirëpo duke pasur parasysh se e kanë kërkuar prej kohësh një këngë të re prej saj, rikthimi i Gjirës i ka gëzuar ata dhe kënga u prit mjaft mitë.

Gjirën nuk e ndaloi fakti se është shtatzënë për të punuar dhe sjell një projekt të ri muzikor dhe mbetet të shihet nëse do të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Ajo dikur ishte shumë aktive e projektet muzikore i dëgjoheshin edhe pas disa vitesh nga data e publikimit./Lajmi.net/

 

albshowbizzz.com