Gjystja me dorë të hekurt: Ti fusim meshkujt në burg!

  

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjyste Vulaj ka zbuluar në “Why Not” në TV Ora se cfarë do bënte nëse do kishte në dorë pak magji.

Fakti që është artiste dhe duhet të udhëtojë shpejt bën që në vendin e parë të renditet një automjet që ta dërgojë me shpejtësi nga shtëpia në koncert apo diku tjetër.

Gjystja nuk harroi të përmendte paqen në botë dhe dëshirën e tretë ia dedikonte meshkujve. Për të, është e rëndësishme që të provojnë burgun që të mësojnë pak.

“Nuk janë të gjithë meshkujt njësoj, por ti fusim në burg ti mësojmë pak”, tha ajo për “Why Not” në TV Ora.