Graciano Tagani i dashuruar: Nuk bëj dasmë se nuk njoh fisin
Graciano Tagani njihet për jetën e çmendur, por edhe për talentin e shkëlqyer në kërcim. I ftuar në “Mos i fol shoferit” në Ora News, ai tregoi se është i dashuruar por në të ardhmen nuk do të ketë një martesë se nuk njeh fisin.
Graciano Tagani: Nuk do bëj dasmë se nuk e njoh fisin. Pavarësisht se ça thonë gazetat se nuk e njoh babin, babi ka qenë gjithmonë në jetën time. E njoh shumë mirë, por me fisin e vet nuk kam patur marrëdhënie kushedi se ça. Nga fisi i babit, vetëm me hallën kam marrëdhënie. Por edhe nga fisi i mamit, gjysmat nuk jetojnë më. Ato tufën e lekëve bëj pushime sesa të hanë e të pinë njerëzit, e pastaj ça nuk thonë mbrapa.