Gruaja e Ermal Mamaqit sot feston ditëlindjen, nuk e besoni sa vite ka mbushur
Sot ka festë në shtëpinë e Ermal Mamaqit.
Ditën e sotme moderatorja e dashur për publikun Amarda Toska feston 37-vjetorin e lindjes së saj dhe urimi që sapo ka marrë nga bashkëshorti është mjaft unik.
Përmes një postimi në llogarinë në Instagram, moderatori i njohur, Ermal Mamaqi i ka bërë një dedikim mjaft të veçantë bukuroshes.
Ai ka publikuar një foto ku shfaqet i përqafuar me Amin dhe të dy duken shumë bukur!
Krahas fotos ai ka zgjedhur që dedikimin e tij ta ndërthurë me një nga thëniet më brilante të Albert Einstein: “Ainshtaini ka thënë: 1orë me një grua të bukur është baraz me 1 min…Jam i bekuar nga ty për këto 113,880 min që kemi kaluar së bashku. Gëzuar ditëlindjen!”
Përmes këtij urimi, Ermali ka zbuluar për publikun edhe sa vite dyshja ka bashkë. Për ata që janë jo shumë mirë me matematikën, ju bëjmë me dije se kanë kaluar 13 vite krah njëri-tjetrit.