Heidi Klum drejt martesës me të fejuarin 16 vite më të ri: Fëmijët mezi po presin
Heidi Klum dhe Tom Kaulitz njoftuan fejesën e tyre më parë këtë vit.
Ata bënë publike lidhjen e tyre në maj të vitit të kaluar dhe tani çiftit është drejt martesës.
Supermodelja ka pranuar se katër fëmijët e saj Helene dhe Henri, 14 vjeç, Johan, 12 dhe Lou, 9 vjeç mezi po presin martesën pasi e duan shumë njerkun e tyre,
Në një intervistë për Closer, Klum tha: “Fëmijët e adhurojnë Tom.”
Gjithashtu modelja 45-vjeçarja foli për fejesën me të dashurin 16 vite më të ri: “U takuam më shkurt 2018 dhe sinqerisht do isha martuar me të që atë ditë.”
Çifti fillimisht planifikuan datën e dasmës por e shtynë për shkak të angazhimeve në punë.
Heidi u takua me Tom në setin e Germany’s Next Top Model dhe 29-vjeçari i propozoi për martesë më 24 dhjetor, me një unazë me gurë të errët.
Heidi ka vajzën e madhe Helene me ish bashkëshortin Flavio Briatore, me të cilin u nda shumë shpejt pasi njoftoi shtatzëninë.
Ndërsa tre fëmijët e tjerë i ka me ish bashkëshortin Seal, me të cilin u martua në vitin 2004 dhe u nda në vitin 2014.
Për Tom kjo është fejesa e dytë. Ai më parë ka qenë i fejuar me Ria Sommerfeld për një vit deri në 2016 dhe më pas u ndanë.