Hey Kim, ke edhe në Shqipëri vajza identike si ti! Kim Kardashian mbledh SOZITË e saj për setin e ri fotografik dhe ngjashmëria është e frikshme!
“Kim-omania” është përhapur si virus në tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm. Showbiz-i shqiptar tashmë nuk ka nevojë më për KIM K pasi i ka disa vjaza të ngjashme me të. Shpesh herë shohim lajme ku shkruhet se kjo këngëtare apo ish- banorja e Big Brother apo modelja e njohur ka ngjashmëri të frikshme më të famshmen KIM KARDASHIAN, apo mundohen ta kopjojnë. Kujtojmë se shumë vajza nga showbiz-i shqiptar janë përfolur për ngjamërinë me Kim K Fjolla Morina, gazetarja e njohur Megi Pojani, këngëtarja Flaka Krelani gjithashtu është komentuar për ngjashmërinë me Kim, disa herë Elvana Gjata(kur u kthye në bjonde) e shumë vajza të tjera të showbiz-it shqiptar
Por këtë herë në kuadër të promovimit të koleksionit të ri të syzeve nga “Carolina Lemke”, Kim Kardashian ka pozuar përkrah disa sozive të saj dhe në pamje të parë, të gjitha duken si 38-vjeçarja.
Po të shihni foton e mëposhtme, vajzat në jetën reale nuk i ngjajnë shumë Kim-it, mirëpo për hir të setit fotografik look-u i tyre është përshtatur shumë me atë të bukuroshes.
Aq shumë sa mund të themi se kemi mbetur totalisht të befasuar.
Duken kopje të njëra-tjetrës, me vetëm pak ndryshime të vogla. Po ashtu, po t’i shikosh fotot me vëmendje, modelet e përzgjedhura edhe trupin e kanë si Kim-i. Me të vërtetë WOW!
Me siguri të njëjtin mendim ndani edhe ju!
albshowbizzz.com