Hiqen reklamat për pafajësinë e Michael Jackson

  

Transport for London do heqë reklamat nga autobusët që mbrojnë pafajësinë e Michael Jackson.

Vendimi erdhi pasi një organizatë për viktimat e sulmeve seksuale tha se ishte e shqetësuar rreth reklamave të shfaqura në autobusë dhe në stacionet e autobusëve.

Posterat u vendosën si përgjigje ndaj një dokumentari në të cilin këngëtari u akuzua për abuzim seksual të fëmijëve.

Reklamat shfaqnin sloganin: “Faktet nuk gënjejnë. Njerëzit po.”

Survivors Trust në një deklaratë tha se reklamat mund të dekurajojnë viktimat e sulmeve seksuale që të mos flasin apo denoncojnë rastet e tyre.

Në një deklaratë për BBC Radio 1 Newsbeat, TfL u shpreh: “Ne rishikuam qëndrimin tonë dhe do i heqim reklamat.”