Humbi peshë, Xum Allushi zbulon dietën: Nuk ha më si derr

  

Xum Allushi ka humbur shumë peshë. Dhe i ftuar në emisionin ‘Late Night Show’ në Ora News zbuloi dietën e tij.

Humoristi u shpreh se tani konsumon më pak ushqim. Ndërsa si arsye të mbipeshës renditi kequshqyerjen, stresin dhe depresionin.

Xum Allushi: “Bëra dy ndërhyrje dhe më dhanë një spunto të madhe. Pastaj fillova të mbaja regjim, nuk haja më si derr. Oreks i paparë. Shqiptarët e kanë këtë oreksin. Mami gatuan gjëra të lehta, pa yndyrë por duke qëndruar jashtë gjatë gjithë kohës, regjimi i keq i ushqimit, stresi, depresioni, të gjitha këto, kjo më solli mbipeshë. Tani jam bërë si flutur, mund të fluturoj.”