‘I ke zgjedhur kalamajtë me mik për në emision’, Alketa Vejsiu nuk e toleron aspak komentin e ndjekëses së saj

 

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu mbrëmjen e djeshme bëri një postim në ‘Instagram’ ku i kërkonte fansave që t’i bënin pyetje dhe ajo do përgjigjej.

Njëra nga fanset nisur nga emisioni më i fundit i Alketës ‘Në kurthin e Piter Pan’, pjesë e të cilit është dhe vajza e Valbona Selimllarrit, Vivien ka bërë një pyetje që ka bërë moderatoren të revoltohet.

‘Thua që fëmijët janë zgjedhur me audicion por pasi ato hapën Instagram, pamë mbesën e Jozefinës, vajzën e Valbonës, nipin e Bicit e me radhë, s’janë me mik por rastësisht të gjithë fëmijë të të njohurve, a mendon se ndaj emisioni s’ka audiencën dhe fëmijët s’janë në nivelin e duhur?’, i shkruan ndjekësja Vejsiut.

Alketa i përgjigjet në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshme duke e pyetur se kush janë Jozefina e Bici.

‘Mos keni ngatërruar program? Jozefina, Bici kush janë? Ju siguroj që nuk kanë përfaqësues nga fisi aty’, i përgjigjet moderatorja.

 

 

albshowbizzz.com