I përmendin Arbanën, Eduart Grishaj thyen heshtjen
Historia e supozuar e Arbana Osmanit me
regjisorin e programit të saj, Eduart Grishajn është shndërruar në një dramë në
vete.
Për disa javë rresht, portalet po shkruajnë në
vazhdimësi mbi këtë romancë, herë për detajet e saj e herë për ‘problemet’ e përfolura
që solli në programin ‘Dua të të bëj të lumtur’ i cili u tha se po anulohej.
View this post on Instagram
Gjatë kësaj kohe, protagonistët nuk kanë thënë
asnjë fjalë mbi raportin e supozuar, ndonëse mjaftueshëm është lënë të kuptohet
nga postimet në destinacione të njejta nga pushimet jashtë Shqipërisë.
E për herë të parë, Eduarti ka reaguar ndaj një
komenti që me doza humori i jepte kompliment në emër të Arbanës.
Ai ka zgjedhur të qeshë me komentin në foton nga ‘arratisja’ e ëmbël me prezantuesen dhe autoren e programit, e cila i ka vjedhur zemrën. /Prive.al
albshowbizzz.com