I rritej gjoksi kur ishte i vogël, tani këngëtari i famshëm bën deklaratën befasuese për gjininë: ‘Nuk jam as burrë as grua!’ [FOTO]
Këngëtari i famshëm britanik Sam Smith, ka folur për gjininë dhe sfidat që ka kaluar për ta pranuar trupin e tij ashtu siç është.
26-vjeçari foli hapur në një intervistë me Jameela Jamil të premten. Moderatorja e pyeti këngëtarin Smith se çfarë kuptimi ka për të, të qenit pa gjini.
“Ti nuk identifikohesh me një gjini. Ti je vetëm ti dhe je krijim special. Kështu e kuptoj unë. Unë nuk jam as burrë e as grua. Mendoj se qëndroj diku në mes”, ka thënë Sam.
“Unë gjithmonë kam qenë në luftë mes mendjes dhe trupit”, shtoi këngëtari.
Ai ka bërë heqje dhjami kur ishte 12 vjeç. E ëma e çoi te doktori dhe zbuloi se trupi i tij prodhonte nivele të mëdha të estrogjenit, duke bërë që t’i rritej gjoksi.
albshowbizzz.com