”Ika se kisha frikë…”/ I dashuri i saj u dorëzua në polici, por shihni çfarë bën Elvana Gjata! [FOTO]
Ditën e djeshme i fejuari i Elvana Gjatës, Ervin Mata është vetëdorëzuar në polici pasi ishte shpallur në kërkim si i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e Ish Bllokut.
Para pak ditësh është përfolur për ndarje të çiftit pasi në një dalje të Elvanës i mungonte unaza në dorë, mirëpo këto mbeten në kuadrin e thashethemeve.
E mbi të gjitha duket se Elvana Gjata vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të re, të lançuar vetëm pak ditë më parë ‘Tavolina e mërzisë’.
Elvana që nga dita e djeshme vijon të publikojë në ‘Instastory’, pjesë të këngës të publikuar nga fansat besnikë, por edhe personazhë të njohur. Elvana vazhdon të mos shprehë gjë publikisht lidhur me romancën e saj me Ervin Matën.
albshowbizzz.com