Instagramit iu bashkua…
Postimi i saj ka bërë xhiron në rrjetet sociale. Për herë të parë, Mbretëresha Elisabeth ka postuar në Instagram një letër nga Charles Babbage, që është cilësuar si pioneri i parë i kompjuterave,
Mbretëresha po vizitonte Muzeun e Shkencave kur zbuloi një letër nga Arkivat Mbretërore. I drejtohej stër-stër-gjyshit Princit Albert dhe datonte në vitin 1843.
“Sot vizitova Muzeun e Shkencave ku zbulova edhe një letër nga Arkivat Mbretërore, i shkruar në 1843 drejtuar stër-stër-gjyshit Prince Albert. Në letër, Babbage i drejtohej Mbretëreshës Viktoria dhe Princit Albert për krijimin e tij “Motori analitik”, i pasuar me programin e parë kompjuterik i krijuar nga Ada Lovelace, vajza e Lord Byron. Sot, pata mundësinë të mësoja rreth iniciativave të kodimit të kompjuterëve nga fëmijët dhe si duket më përshtatet mua që ta publikoj këtë postim në Instagram”, shkruan mbretëresha.
albshowbizzz.com