Isida Mollaymeri ende beqare: Të gjithë xhelozë, më vendosin lakun në fyt
Isida Mollaymeri identifikohet ndryshe si “ngjalë” dhe është ende beqare. Në intervistën e saj për “Mos i fol shoferit” në Ora News rrëfeu se të gjithë partnerët kanë qenë xhelozë. Isida sqaroi për publikun se kjo gjë nuk i pëlqen aspak dhe mund të jetë arsyeja përse është ende beqare.
Rudina Dembacaj: Ke patur dikë në krah që është bezdisur?
Isida Mollaymeri: Po është bezdisur shumë, nuk ka ardhur kurrë të shohë shfaqje. Ishte normal, por në llojin e vet. Më mirë që nuk vinte, se kush bënte gërr gërr pas shfaqjes. Më mirë kur nuk sheh gjë.
Rudina Dembacaj: Ke pasur partner shumë të vështirë?
Isida Mollaymeri: Të gjithë të vështirë më duken mua.
Rudina Dembacaj: Gjithmonë ke patur në krah një djalë xheloz?
Isida Mollaymeri: Po, ndoshta prandaj jam beqare. Kur ma vejnë lakun në qafë, unë iki me vrap.