Ja sugjeroi Elvana? Era dhe Nora Istrefi janë bërë bashkë me Alba Hoxhën dhe Alb Nakon për këtë arsye [FOTO]

 

Prej kohësh tashmë po presim me padurim bashkëpunimin e dy prej motrave më të talentuara dhe të komentuara në showbizz, Era dhe Nora Istrefi.

Dhe duket se projekti i tyre muzikor është drejt përfundimit, pasi dy bukuroshet tanimë janë duke përgatitur koreografinë, ose të paktën kështu duket nga fotot e publikuara së fundmi.

Dy këngëtaret duket se po bëjnë provat me balerinën Alba Hoxha, si dhe kanë shkrepur dhe disa foto me koreografin Albi Nako.

Mos ndoshta ua ka sugjeruar Elvana? 

Disa ditë më parë Elvana dhe Era u shfaqën së bashku teksa këndonin në makinë dhe kjo e fundit i postoi videot në Instastories.

Duke qenë se Elvana ka bashkëpunuar më parë me Albin dhe trupën e tij të baletit, nuk është çudi që kjo gjedhje e Norës dhe Erës të jetë bërë për këtë arsye. 

htrhryh.jpg

thy5eyj6u.PNG

 

 

albshowbizzz.com