“Je e vetmja”, Shyhrete Behluli emocionon me këngën për nënën

  

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli ka surprizuar publikun me një këngë që i dedikohet nënës.

“Je e vetmja” titullohet projekti muzikor që erdhi në treg pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Pjesa më emocionuese e këngës është kur Shyhrete prezanton nënën dhe shkëmben përqafime me të. Për tekstin e këtij projekti janë kujdesur Nexhmie Muhaxheri dhe reperi Arian Agushi (Gold AG).