“Je heroi dhe partneri im në krim”, kujt ia dedikon urimin Rita Ora

  

Rita Ora i ka bërë një dedikim emocionues babait të saj, Besnik Ora për ditëlindje.

Ajo publikoi një foto të fëmijërisë në Instagram ku pozoi së bashku me babain duke mbajtur në dorë një tabaka me tre filxhan kafe.

“Gëzuar ditëlindjen babi. Je shoku im më i mirë, heroi dhe partneri im në krim. Dhe ti akoma vazhdon të më kërkosh të bëj kafe,”-shkroi Rita.