Jennifer Lopez nuk e gëzon propozimin për martesë! Dalin akuzat e tradhtisë nga partneri
Vetëm një ditë pasi deklaroi se Jennifer Lopez i ka thënë “Po” propozimit për martesë, Alex Rodriguez po përballet me akuza tradhtie.
Ish-shoku i skuadrës së tij, Jose Canseco e akuzoi se ka tradhtuar me ish-gruan e tij, Jessica Canseco.
“Alex Rodriguez, pusho së qeni copë **** duke tradhtuar Jennifer Lopez. Po shikoj World of Dance dhe J.Lonë që i dërgon mesazhe Alex Rodriguezit, por ajo nuk e di që ai e tradhton me ish-bashkëshorten time Jessica. E shkreta vajzë nuk e ka idenë se kush është ai. Isha atje para disa muajsh kur ai e telefonoi. Alex Rodriguez, unë të ftoj për një sfidë në boks ose ndeshje MMA kur të duash.
Do të sigurohem që të provoj atë që them me 100% siguri”, shkruajti në disa postime në Twitter Jose.
Ndërkohë cifti Lopez-Rodriguez nuk ka bërë ende asnjë reagim rreth këtyre deklaratave.