Jessica Simpson sjell në jetë fëmijën e tretë

  

Aktorja dhe këngëtarja Jessica Simpson është bërë nënë për herë të tretë.

Ajo ka sjellë në jetë vajzën Birdie Mae me bashkëshortin Eric Johnson.

“Jemi të lumtur të lajmërojmë lindjen e vajzës sonë Birdie Mae Johnson,”-shkroi Simpson në Instagram, ndërsa publikoi një foto bardh e zi të foshnjës.

Çifti janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë, djalit Ace Knute, 5 vjeç dhe vajzës, Maxwell “Maxi” Drew, 6 vjeçe.