John Shahu – Nga Australia, në Tiranë për muzikën

 

Pas pothuajse një viti nga suksesi i këngës “Mike”
e kënduar nga John Shahu, Elvana Gjata dhe Ledri Vula, artisti shqiptar nga
Australia, ka vendosur të jetojë në Shqipëri për projekte të shumta muzikore.

Në një intervistë për Top Channel, Johni ka rrëfyer
se si erdhi deri tek bashkëpunimi me Elvanën dhe Ledrin.

  

“E kisha bërë një melodi ka dy tre vjet më parë. Ja u tregova atyre, e
pëlqyen shumë. Ja cuan Elvanës. E pëlqeu ajo, u bë bashkëpunimi pastaj”, tha
ai.

Ndër të
tjerash, Johni tregoi se ka shtatë muaj që jeton në Tiranë duke treguar se i pëlqen
jetesa atje dhe se është shumë ndryshe nga Australia.

Artisti
foli edhe për planet në të ardhmen duke thënë se ka disa projekte të reja përfshirë
bashkëpunime./Prive.al

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com