Johnny Depp dërgohet në spital gjatë xhirimeve në Mal të Zi
Aktori i njohur Johnny Deep, aktualisht po qëndron në Mal të Zi, për xhirimet e filmit të tij të ri “Minimata”.
Por, Deep pati një incident të vogël.
Sipas mediave të huaja, gjatë punës, aktori ndjeu diçka të keqe në qafë dhe është dërguar në spital.
Në një fotografi që është publikuar, Johnny shihet me qafore pranë një gruaje e cila me profesion është fiziatre, gjë që konfirmon se diçka nuk shkoi mirë.
Aktori po qëndron në një nga hotelet më luksoze, i rrethuar nga sigurimi e nën përkujdesje të madhe të stafit të hotelit.
Deep ishte edhe në Serbi për disa xhirime të tjera, njofton Klan Kosova.