Jooo! As nuk i intereson fare! Pasi tradhtoi Khloe-n me shoqen e Kylie Jenner, Tristan lidhet me këtë modele seksi [FOTO]

 

Prej ditësh një ndër lajmet më të komentuara në mediat rozë është tradhëtia e bujshme që partneri i Khloe Kardashian, i bëri kësaj të fundit me mikeshën e familjes, Jordyn Woods.

Jordyn jetonte në vilën e Kylie Jenner, motrës së Khloes dhe ishte në çdo event të familjes prej disa vitesh ndaj ajo që ndodhi mes tyre u konsiderua një tradhëti e shumëfishtë. Edhe pse në gjendje të rëndë psikologjike raportohet se Jordyn ka fajësuar alkoolin për puthjet që shkëmbeu me Tristan Thompson.

Pasi Khloe Kardashian i dha duart Tristan, ky i fundit është kapur mat me një tjetër vajzë në New York.

Basketbollisti është fotografuar në krah të një modelje brune që sipas “DailyMail” quhet Karizma Ramirez.

27-vjeçari është parë fillimisht i vetëm me dy kafe në dorë duke hyrë në hotelin e tij dhe më pas ka dalë bashkë me Karizma Ramirez prej aty.

Teksa duket se Tristan po ecën përpara me jetën e tij, për Khloe nuk mund të themi të njëjtën gjë.

Së fundmi ajo ka postuar në Insta Story një foto ku tregon se nuk mundet që të flejë natën. Skandali i tradhtisë ka qenë një goditje e fortë për të.

-640-0-5c80433e971ee.jpg-640-0-5c804340b4da5.jpg-640-0-5c80434153b6e.jpg

 

albshowbizzz.com