Ju kujtohet Klodi i Big Brother që deklaroi se është GAY? Sot shfaqet në krah të këtij mashkulli të njohur SHQIPTAR! [FOTO]

 

Me siguri të gjithë e mbani mend Klodin e “Big Brother 3”, mashkullin e parë shqiptar që deklaroi publikisht prirjet e tij homoseksuale?.

Djali nga Lezha u shndërrua në një fenomen në vendin tonë, jo vetëm për përpjekjet që të ndryshonte mentalitetin shqiptar, por edhe për faktin se pjesëmarrja e tij në këtë realityshow u shoqërua me shumë protesta, replika e kundërshti.

Po ku është sot Klodi dhe ç’ka ndodhur me jetën e tij? Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të “Big Brother” vazhdon jetën në Itali, punën si menaxher club-esh dhe festat me femra dhe meshkuj “hot”.

Por mbrëmjen e kaluar ai është shfaqur në shoqërinë e ish-kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Lorik Canës. Të dy ata janë fotografuar në Romë dhe ishte Cana ai që publikoi një foto në instastoryn e tij. Siç duket Cana dhe Klodi janë miq pas jo rrallë herë takohen kur Loriku shkon në Romë.

ejt.jpg

 

albshowbizzz.com