Justin Bieber në luftë me depresionin, u kërkon fansave të luten për të
Justin Bieber ka folur hapur për betejën e tij me depresionin, duke pranuar se është “duke luftuar shumë”.
Në një seri postimesh në Instagram, 25-vjeçari postoi një mesazh në lidhje me shëndetin e tij mendor.
Së bashku me një foto të tij bardh e zi, duke u lutur me menaxherin Scooter Braun dhe këngëtarin Kanye West, shkroi: “Dua t’iu përditësoj mbi atë çfarë po kaloj. Jam duke luftuar shumë. Ndihem shumë i shkëputur dhe i çuditshëm. Ju kërkoj të luteni për mua.”
Këngëtari po trajtohet për depresionin.