KafeIN/ Agim Hushi nga Sidney: Atdheu mi mbylli dyert, Rilindja më zhgënjeu [VIDEO]

 

Tenori i njohur Agim Hushi ishte i ftuar në emisionin “KafeIN”, ku gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri. ku ka komentuar ngjarjet aktuale në Shqipëri. Hushi jeton sot në Australi dhe gjatë intervistës deklaroi se u detyrua të emigrojë pasi shteti i mbylli dyert.
“Mund të them se shteti më vuri stërkëmbësh”, u shpreh tenori i njohur. Ai tha se në 2013 e mbështeti Rilindjen dhe kryeministrin Rama.
“Mendova se Rama do të bënte revolucion social, por ai ndoqi të njëjtën rrugë si të gjithë të tjerët”, tha tenori Agim Hushi.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë: 

 

albshowbizzz.com