Kaos në koncertin e Post Malone, burri shkelmon gruan në fytyrë

  

Pamje shokuese tregojnë momentin kur një burrë shkelmoi në fytyrë një grua gjatë koncertit të Post Malone.

Në videon e filmuar në koncertin e reperit amerikan në O2 Arena shihen disa gra që grinden me njëra-tjetrën.

Më pas një burrë, i cili kishte hypur në kangjellat rreth skenës hidhet duke goditur një nga gratë në fytyrë.

Nuk dihen sesa serioze janë lëndimet e gruas, por spektatorët largohen nga vendi.

Gjithashtu nuk dihen arsyet e grindjes në stadiumin gjigant.