Kaq e pati dhe magjia! Justin Bieber dhe Hailey Baldwin drejt ndarjes? [FOTO]
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë zyrtarisht burrë e grua, pavarësisht se ende nuk kanë ecur drejt altarit dhe nuk e kanë kaluar akoma muajin e mjaltit. Por një burim tregon për “Us Weekly”, se çifti po kalon një periudhë të vështirë me sfidat dhe problemet personale të Justin Bieber dhe nuk ka qenë e lehtë për ta.
Një burim i afërt me miqtë e tyre është shprehur se janë të shqetësuar për marrëdhënien e tij me Hailey-n, pasi kanë ende probleme me çështjen e besimit dhe është një kohë e vështirë për ta.
“Ai ende dëshiron dhe ka nevojë që ajo të jetë bashkëshortja e tij dhe ajo dëshiron ta mbështesë atë. Por është e vështirë kur ai po kalon gjithë këtë”, tha burimi.
Nga ana tjetër Justin dhe Hailey mësohet se janë përkushtuar për ta zgjedhur situatën.
“Ajo nuk do ta lërë Justin dhe as ai. Ajo e ka përkrahur shumë gjatë gjithë këtij procesi”, tha një tjetër burimi.
Justin reagoi pak ditë më parë përmes një postimi në llogarinë e tij Instagram, ku u shpreh se kishte nevojë për lutjet tona.
“Thjesht doja t’ju mbaja të informuar paksa rreth asaj që po kaloj. Kam hasur shumë vështirësi. Ndihem shumë i shkëputur nga bota dhe i çuditshëm. Shpeshherë bëj hapa pas, kështu që nuk jam i shqetësuar, thjesht doja t’ju kërkoja që të luteni për mua. Zoti është besnik dhe lutjet tona vërtet dëgjohen”, shkroi Justin.
albshowbizzz.com