Kaq e pati SHERRI! Tani Oriola Marashi mund të shkojë me NOIZY-n pa e pyetur fare! [FOTO]

 

Noizy dhe Oriola Marashi kanë qenë gjithnjë të komentuar për shoqërinë e tyre që nisi 2 vite më parë. Dyshja shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe u tha se Oriola do të publikonte një këngë që do të mbante markën e OTR, por fansat janë ende në pritje.

Mirëpo mes Noizyt dhe Oriolës duket se ka ndodhur një sherr dhe për këtë u komentua gjatë në media pasi ata hoqën njëri-tjetrin në Instagrami dhe Oriola fshiu nga BIO se është anëtare e OTR-së. Por gjërat janë rregulluar dhe ata nuk i kursejnë komentet më njëri-tjetrin në Instagram.

Së fundmi reperi ka publikuar një foto shumë interesante ku shfaqet vetëm në breg të detit dhe shkruan: “A kishe ardh me mu?”.

“Dihet ajo, s’ka nevoj me pyt LAL”, i shkroi Oriola dhe Noizy ia ktheu “Laloooooo”.

Epo të gjithë do donim të ishim në breg të detit.

horm.jpg

 

albshowbizzz.com