Kejvina largohet nga Xing me Ermalin? Shihni çfarë thotë velina

 

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi lajmi se velina e Xing me Ermalin ishte larguar nga emisioni për shkak të një mosmarrveshjeje me moderatorin Ermal Mamaqi.

E ndërkohë që ky lajm u publikua nga faqa Xing. al dhe shumë njerëz po dyshonin për vërtetësinë e tij dhe se mund të ishte ndoshta një shaka, Iconstyle ka kontaktuar me velinën dhe përgjigjja e saj sapo na bëri më shumë lëmsh.

Kur u pyet nëse është i vërtetë lajmi i largimit, bukuroshja bjonde u përgjigj “As po, as jo”, ndërsa shtoi se nuk donte të fliste më shumë për këtë pjesë.

Kjo na bëri të dyshojmë se vetë Kejvina nuk është e sigurt për largimin dhe madje mund të ketë sërish një rikthim, pasi Ermali t’i premtojë se do t’i kushtojë më shumë vëmendje!

aerfhsrth.jpg

 

 

albshowbizzz.com