Këngëtari i famshëm: Nuk jam as mashkull, as femër

  

Këngëtari me famë botërore Sam Smith ka deklaruar se shpesh herë ndihet “si grua” dhe po mendon të bëjë një ndryshim seksual.

Në një intervistë me aktoren Jameela Jamil, ai foli rreth famës, imazhit të trupit dhe besimit.

“Unë kam pasur gjithmonë një luftë të vogël brenda trupit dhe mendjes sime. Unë mendoj si ndonjëherë një grua, në kokën time. Ndonjëherë pyes veten: A dëshiroj një ndryshim seksual? Është diçka që unë ende e mendoj”, tha ai.

Shumë njerëz nuk dëshirojnë të identifikohen si mashkull apo femër dhe përdorin përemrat “ata” ose “atyre” në vend të “atij” ose “asaj”.