Këngëtarja e njohur e shqetësuar për sigurinë e saj: Po më përndjekin fansat
Këngëtarja e famshme amerikane Taylor Swift, ka thënë se ajo është shumë e shqetësuar për sigurinë e saj, dhe për këtë arsye për veten e shtëpinë ku jeton përdor “mbrojtje ushtarake”.
“Jam përballë me shumë përndjekës që provuan të më hyjnë në shtëpi dhe të bëjnë gjëra të këqija”, ka shkruar ylli i muzikës pop në një kolumne për revistën Elle, transmeton Prive.
Vitin e kaluar, këngëtarja e kishte
fituar një urdhër ndalese nga një burrë i cili kishte provuar të hynte në shtëpinë
e saj, i armatosur me thikë.
Ndërsa një tjetër burrë është arrestuar në muajin shkurt, duke e sulmuar me një lopatë. Kurse gjatë shtatorit, një burrë ishte arrestuar për shkak se kishte dërguar në adresë të saj letra ku e kërcënonte me vrasje.
albshowbizzz.com