Këngëtarja e njohur shqiptare tregon eksperiencën shokuese gjatë shtatzënisë: ‘’Nuk po e ndieja bebin tek lëvizte’’

 

Këngëtarja Maya i kënaqi të gjithë fansat e saj me lajmin e shtatzënisë. Këngëtarja shpeshherë ndante foto nga momentet e lumtura të pritjes së ëmbël, por shumë prej nesh nuk i dinin prapaskenat e ankthit, të cilat ajo ka përjetuar.

Emri i vogëlushit të lindur është Jonas, një emër të cilën Maya e lidh me detin e mrekullueshëm Jon të Shqipërisë.

E ftuar sot në emisionin e Rudina Magjistarit, Maya ka rrëfyer për herë të parë një eksperiencë shokuese nga lindja e saj:

Kur ishte në javën e 36-të, këngëtarja është stresuar shumë pasi nuk e ndjente t’i lëviste bebi.

Ky problem erdhi si pasoje e rritjes se tensionit, gjë që ndodh më së shumti në femrat shtatzënë:

“Lindja shkoi mirë, por një ditë përpara se të lindja, bebja nuk po lëvizte më për arsye të ngritjes së tensionit tim. Fillova të mendoj se diçka seriozisht nuk ishte në rregull. Dy javë para se të lindja nuk më ulej tensioni dhe u ndërpre edhe zhvillimi i bebes, nuk po merrte peshë siç kishte marrë në ato kohë. Herë të tjera kur jam futur në operacion nuk kam pasur frikë apo ankth, por kur do lindja kalova gati gati një gjendje shoku. Kur dëgjova të qarat e para të tij u qetësova”, – tregoi Maya.

Gjithçka shkoi mirë më pas dhe Maya është më e lumtur se kurrë në jetën e saj.

 

 

albshowbizzz.com