Këngëtarja Tuna vjen me “roman”: Kurë për zemrën e secilit që dashuroi

  

Këngëtarja Tuna është rikthyer fuqishëm në treg duke sjellë një album muzikor. Ajo ka qëndruar besnike e fillimeve të karrierës dhe “ForTunën” e ka vetëm në versionin CD. Bëhet fjalë për shtatë këngë, të cilat këngëtarja i quan kapituj të një romani.

Me anë të një postimi në Instagram ku shfaqet duke dhënë autografe, Tuna shpjegon se albumi përfshin të gjitha gjërat që përjeton një njeri i dashuruar.

“Ende jam duke i procesuar mesazhet dhe telefonatat e atyre që dëgjuan live ForTunën… këtë roman të shkrirë në 7 kapituj. Me padurim pres që edhe ju të tjerët të më tregoni përshtypjet pasi ta “lexoni”. Do të gjeni veten në faqet e tij, ju garantoj… diku mes dorëzimit, përgjërimit, urrejtjes e dashurisë… do të gjeni edhe forcën për të falur… madje më së shumti veten. Vetëm nëse jeni gati të kuroheni. Ky album është kurë për zemrën e secilit që dashuroi… së paku një herë. Është epos për fortunat e një zemre… Fortunat tona le te jenë këngët më të bukura”, shkruajti ajo në Instagram.

Nuk dihet nëse së shpejti do ta publikojë albumin në Youtube.

  
  
  

  
  

 Ende jam duke i procesuar mesazhet dhe telefonatat e atyre që dëgjuan live ForTunën… këtë roman të shkrirë në 7 kapituj. Me padurim pres që edhe ju të tjerët të më tregoni përshtypjet pasi ta “lexoni”. Do të gjeni veten në faqet e tij, ju garantoj… diku mes dorëzimit, përgjërimit, urrejtjes e dashurisë… do të gjeni edhe forcën për të falur… madje më së shumti veten. Vetëm nëse jeni gati të kuroheni. Ky album është kurë për zemrën e secilit që dashuroi… së paku një herë. Është epos për fortunat e një zemre… Fortunat tona le te jenë këngët më të bukura
  

 
  

Tags

  

  •  
    TUNA