Kërkohet personazh homoseksual për filmat e animuar, ja kë sugjerojnë fansat
Kompania “Marvel” po kërkon që të krijojë një personazh superhero, i cili është homoseksual. Fansat nuk kanë hezituar që të sugjerojnë emra për rolin.
Presidenti i “Marvel Studios”, Kevin Feige tregoi vjet se po punojnë për të sjellë një karakter që i përket komunitetit LGBTQ dhe tani kanë hapur audicionet.
Thuhet se aktori që do të marrë rolin do jetë pjesë e filmit “The Eternals” në vitin 2020. Shumë prej fansave kanë sugjeruar që aktori Chris Evans që luan tek “Captain America” të vijë si homoseksual.
Mbetet ende për tu parë se kush do të shfaqet në filmin që do të nisë xhirimet në shtator dhe do dalë në treg në vitin 2020.