Kështu u duk Gresa Behluli në “natën e beqarisë” (FOTO)
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa Gresa
Behluli të jetë zyrtarisht një grua e martuar.
Këngëtarja e cila është vajza e Shkurte Fejzës,
mbrëmë pati festën e beqarisë, në të cilën shkëlqeu me fustan të shkurtër me
ngjyrë të bardhë.
Gresa ishte e rrethuar nga mikeshat e saj dhe
këtë e ka bërë të ditur përmes Instagramit.
Këngëtarja asnjëherë nuk e bëri shumë publike
lidhjen e saj shumëvjeçare, pasi deshi ta mbante private.
Pak ditë më parë, Gresa zbuloi pak edhe nga fustani
i saj i nusërisë por nuk dha detaje se kush u përkujdes për të./Prive.al
albshowbizzz.com