Kim dhe Kanye shesin këpucët e tyre në rrugë, paratë i dhurojnë për bamirësi
Kim Kardashian dhe Kanye West kanë treguar anën humane.
Kim Kardashian dhe Kanye West dy ditë më parë kishin njoftuar se do të shisnin këpucët e tyre me çmim të lirë në rrugë, në mënyrë që paratë e fituara t’i dhuronin për bamirësi, shkruan lajmi.net.
Lajmin e bëri të ditur Kim përmes rrjeteve sociale, ndërsa ashtu siç kishte premtuar edhe veproi.
Kim dhe Kanye dolën bashkë me fëmijët për të shitur këpucët, ndërsa paratë e fituara do të destinohen për një organizatë për të prekurit nga sëmundja mendore.
Aksionit të çiftit i ishin bashkuar edhe disa persona të tjerë, këtë e dëshmojnë më së miri fotografitë e mëposhtme. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com