Krizë në çiftin Kylie Jenner-Travis Scott?
Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk kanë patur mundësi që të përmirësojnë marrëdhënien e tyre pasi reperi u akuzua për tradhti. Muajin e kaluar, Kylie dhe Travis patën një sherr të madh sepse sipërmarrësja gjeti mesazhe të dyshimta në celularin e Travis.
Burime pranë tyre tregojnë se kanë komunikuar, por lidhja nuk është si më parë. TMZ ka raportuar se Kylie nuk ka më besim tek bashkëshorti, i cili duhet t’ia vërtetojë dashurinë që ka për të.
Në mes të gjithë këtyre problemeve familjare, Kylie nuk harron të përqendrohet tek produktet e saj kozmetike dhe vajza e vogël Stormi. Familja është prioritet dhe për Travis, por Kylie nuk dëshiron që ai të anulojë koncertet.