Kujt i thotë “Faleminderit” Alban Skënderaj?
“Faleminderit” titullohet projekti i ri muzikor i Alban Skenderaj. Ai ka ardhur sërish me një projekt solo që ia dedikon dashurisë.
Fjalën falenderuese e ka për “vajzën” që është larguar nga jeta e tij, por i ka lënë kujtime shumë të bukura.
Si gjithmonë, klipin e këngës është kujdesur që ta realizojë në një ambient të hapur ku është i rrethuar nga natyra. Ndonëse i thjeshtë, videoklipi është shumë i vecantë.
Për tekstin dhe melodinë e këngës është kujdesur vetë kantautori, ndërsa orkestrimin, mix dhe master i ka bërë Lorenc Aliaj.