Një prej cifteve më simpatike të estradës shqiptare, Elgit Doda dhe Klea Huta kanë më shumë se një vit që shijojnë historinë e dashurisë. Fansat kërkojnë që të vijnë me një bashkëpunim muzikor dhe nuk hezitojnë të pyesin se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
Në opsionin “pyetje-përgjigje” në Instagram, Elgiti u pyet se kur do bëjë një këngë me Klean.
“Kur të jetë momenti”, shkruajti ai, duke e shoqëruar me shumë zemra. Por nuk dha detaje të tjera, prandaj fansat duhet të presin derisa ata të vendosin nëse duan të sjellin një këngë.

