Kur përfundon seriali “Xhenet”?

  

“Xhenet”, superprodhimi i vitit 2018 i cili transmetohet në Tv Klan çdo pasdite që prej 10 Tetorit, po shkon drejt fundit.

Xhenet, një foshnjë që braktiset që në lindje. 20 vjet më vonë ajo rishfaqet rastësisht si një arkitekte e talentuar. Por lotët e saj nuk shterojnë. Një dashuri me shikim të parë me ish-shokun e fëmijërisë, Selimin. Një dramë familjare që mbajti shqiptarët të mbërthyer para ekranit të Tv Klan.

Të hënën shikuesit do të mund të ndjekin serinë e 114-të serialit dhe se si dy motrat, Xhenet dhe Melisa do të shpëtojnë nga duart e Xhihanit.

Por a do të përfundojë “Xhenet” me një fund të lumtur, apo tragjik? Gjithçka do të zbulohet të martën në ekranin e Tv Klan, në orën 18:20, kur transmetohet premierë episodi i 115-të dhe i fundit i serialit./tvklan.al

  

albshowbizzz.com