Kush është i dashuri 18 vjet më i vogël i Monica Bellucci?

  

Aktorja e famshme italiane, Monica Bellucci prezantoi publikisht të dashurin e saj në shfaqjen Chanel në Grand Palais dhe të gjithë sytë ishin tek duart e tyre.

Djali që e shoqëron është Nicolas Lefebvre, ish-model dhe skulptor francez që përflitet prej muajsh se është partneri i ri i Monicës. Lidhja e tyre vërteton se dashuria nuk njeh moshë pasi Nicolas është 18 vjet më i vogël se aktorja.

Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, 54 vjeçarja Bellucci, foli në një intervistë për “Paris Match” ku tregoi se ishte në një lidhje, por nuk e dha identitetin e tij:

 “Zemra ime nuk është më e lirë. Kam qenë me të njëjtin person për disa kohë dhe çdo gjë është në rregull. Partneri im nuk bën punën time por udhëton shumë, prandaj më kupton dhe mua”.

Nicolas është një artist dhe pronar i një galerie arti në kryeqytetin e Francës. Nga një histori e kaluar, ai ka një vajzë 8 vjecare.