Kush ka vajza botën ka! Mami i motrave Vjollca feston ditëlindjen, Marina dhe Luana i dhurojnë këtë super makinë të shtrenjtë [VIDEO]

 

Marina dhe Luana Vjollca kanë treguar gjithmonë në rrjete sociale lidhjen e ngushtë që kanë me të ëmën e tyre, Maria. Kjo e fundit feston sot ditëlindjen dhe për vajzat e saj është një ditë e veçantë. Maria Vjollca është surprizuar nga vajzat e saj të cilat i kanë dhuruar për ditëlindje një makinë super të shtrenjtë BMW, model i viteve të fundit.

Kur motrat Vjollca i kanë dhënë çelsat e makinës ajo ka shpërthyer në lot. 

Përpos makinës ato i kishin bërë edhe një tortë mbi të cilën kishte shirit me foto nga fëmijëria e katër vajzave të saj, të cilat i rriti e vetme.

 

 

albshowbizzz.com