Ky 1 Maj do jetë ndryshe për Soni Malajn

 

Prej shumë vitesh, Soni Malaj i është përkushtuar karrierës muzikore. Që prej adoleshencës ajo është në skenë dhe publiku shqiptar është familjarizuar tashmë me të.

Soni Malaj e ka shprehur si dëshirë një koncert prej kohësh dhe mesa duket tashmë ka gjetur momentin e duhur.

  

“Për ne është dhuratë shumë e madhe ku mund të shpalosim artin tonë edhe në fakt kemi menduar që në 1 maj të bëjmë një koncert madhështor, me efekte speciale, orkestër, balerina, tamam për një ditë pranverore edhe me shumë entuziazëm. Shumë muzikë më 1 maj”, mësohet të ketë thënë Soni gjatë nismës për mbjelljen e një peme, të cilës i janë bashkuar shumë personazhe publikë.

Koncerti do të zhvillohet tek Amfiteatri në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com