“Ky nuk jam unë”, mes lotësh R Kelly mohon akuzat për abuzim seksual me të mitur

  

R Kelly vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij për abuzim seksual.

Në intervistën e tij të parë, pasi u lirua me kusht për 100.000 dollarë në Çikago, mes lotësh tha se ishte i pafajshëm.

Në programin CBS This Morning, ai këmbënguli se 10 akuzat ndaj për abuzim seksual kundër katër grave, tre prej të cilave të mitura në atë kohë, janë të rreme.

“Unë nuk i bëj këto gjëra. Ky nuk jam unë. Unë po luftoj për jetën time,”-shtoi ai.

Gratë pretendojnë se ishin mes moshave 13 dhe 17 vjeç kur ndodhën sulmet e pretenduara seksuale. Incidentet e pretenduara datojnë që deri në maj 1998.

R Kelly tha se akuzat janë produkt i disa njerëzve të cilët nuk i identifikoi në intervistë.

“Ata po kthehen në të kaluarën time dhe po përpiqen që ti bëjnë akuzat të besueshme për njerëzit,”-shtoi këngëtari.

Kelly u shpreh se do ishte budallallëk që ti mbante vajzat kundër vullnetit të tij.

“Harrojeni çfarë mendoni për mua, më urreni nëse dëshironi, më doni nëse dëshironi, por vetëm mendoni sesa budallallëk do ishte për mua, me të kaluarën time të çmendur dhe me ata të kam kaluar.”