Kylie Jenner është zyrtarisht miliarderja më e re në botë! Nuk do ta besoni se kujt i ka vjedhur fronin… [FOTO]
Është moment që ne depresionohemi kur kemi marrë vesh që miliarderja më e re në botë është Kylie Jenner. Po, po e lexuat shumë mirë dhe është vetëm 21 vjeç. Ajo i ka vjedhur fronin në këtë mënyrë themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg.
Vlen të theksojmë se të gjithë këtë pasuri Kylie e ka arritur vetë nëpërmjet linjës së saj kozmetike ‘Kylie Cosmetics’. Është kompania “Kylie Cosmetics” arsyeja pse më e vogla e familjes Kardashian, jo vetëm është sipërmarrësja më e suksesshme e familjes së saj, por gjithashtu, që prej datës 05.03, miliarderja më e re e planetit. ‘Forbes’ ka vlerësuar se kompania e kozmetikës, e cila është 100% pronë e Kylie-t, ka fituar 274 dollarë vetëm nga shitjet gjatë vitit të kaluar. Gati të gjitha shitjet e ‘Kylie Cosmetics’ vijnë nga llogaritë të rrjetet sociale të Jenner.
Biznesi i miliarderes, i cili u themelua në vitin 2015, numëron një staf prej vetëm 7 punëtorëve me orar të plotë dhe 5 të tjerë me gjysmë orari.
albshowbizzz.com