Kylie Jenner ndahet nga Travis Scott? Flet një herë e mirë reperi [FOTO]
Pas thashethemeve se reperi Travis Scott tradhtoi Kylie Jenner, fansat e dyshes filluan të mendojn se marrëdhënia e tyre ishte duke shkuar drejt fundit. Por mesa duket kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, gjithmonë sipas reperit. Scott i mohoi kategorikisht!
Tashmë një burim thotë për “ETOnline” se, çifti po shkon shumë mirë bashkë dhe pavarësisht problemeve të vogla në ditët e fundit, ata kanë ecur përpara dhe kanë hedhur gjithçka pas krahëve.
Travis dhe Kylie janë një çift i ri, prindëri për herë të parë dhe kjo është e gjitha e re për ta. Ata po e marrin çdo ditë si një mundësi për t’u rritur dhe për të mësuar. Turneu i Travis është pothuajse drejt fundit dhe çifti mezi po pret të kalojë kohë së bashku”, thotë burimi.
Në fund të muajit shkurt TMZ raportoi se, Kylie Jenner kishte akuzuar partnerin e saj Travis Scott se e kishte tradhtuar.
albshowbizzz.com