Lady Gaga mohon lidhjen me Cooper
Pasi bëri gjithë botën të flasë për të, Lady Gaga, i ka dhënë përgjigje gjithë spekulimeve se mes saj dhe Bradley Cooper ka dashuri.
E ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel LIVE” 32-vjeçarja ka thyer heshtjen për performancën intime që ata patën në Oscar, duke thënë se gjithçka ishte vetëm aktrim.
“Media sociale është tualeti i internetit. Dhe në fakt po, njerëzit panë dashuri dhe kjo ishte ajo çka ne donim që ata të shihnin. “Shallow” është këngë dashurie. Filmi “A Star is Born” është një histori dashurie. Nga perspektiva e performancës, ishte me rëndësi për ne që të jemi të lidhur gjatë gjithë kohës. Kur ju këndoni këngë dashurie, kjo është ajo që dëshironi që njerëzit të ndjejnë.”
Ndër të tjera Lady Gaga dha edhe një lajm të mirë për të gjithë fansat e “A Star Is Born”.
Nga data 1 Mars në kinema do të vijë një tjetër version i filmit, që do të përfshijë 12 minuta shtesë, me skena të papublikuara më parë.
Tv Klan
albshowbizzz.com